Sat, Jun 21, 2025

Braimllari i përgjigjet Metës: “Përpjekje për të më intimiduar! S’kam firmosur asnjë kontratë lobimi”

  • PublishedJune 21, 2025

Braimllari i përgjigjet Metës: “Përpjekje për të më intimiduar! S’kam firmosur asnjë kontratë lobimi”

Endrit Braimllari ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili nga burgu u shpreh se po mbahet në izolim për shkak të firmave të Braimllarit në lidhje me çështjen e lobimit.

Braimllari e ka cilësuar këtë deklaratë si një tentativë për intimidim dhe për të dëmtuar imazhin e tij publik, duke theksuar se sulmi i Metës synon të largojë vëmendjen nga problemi i tij real me drejtësinë.

Ai thekson se nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi dhe se fatura për të cilën Meta flet është një procedurë ligjore, e paguar në mënyrë bankare, e deklaruar dhe e auditua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Braimllari tha: “Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik. Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë. Endrit Braimllari nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi. Fatura që i referohet është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ. Ai e di shumë mirë që po hetohet për mosdeklarim. Duhet ta dijë qartë që nuk përbën shkelje të ligjit kur deklaron shpenzimet dhe burimet e tyre të ligjshme. Në dijeninë time, partia ku unë aderoja më parë ka pasur lobime vetëm në kohën kur Z. Meta ka qenë kryetar partie.”