Sat, Jun 21, 2025

Fitoi çmimin e madh! Big Basta zbulon ç’do bëjë me 100 mijë euro

  • PublishedJune 21, 2025

Fitoi çmimin e madh! Big Basta zbulon ç’do bëjë me 100 mijë euro

Pas fitores në sezonin e dytë të “Ferma VIP”, Big Basta ka ndarë për publikun planet e tij të para për të ardhmen dhe çmimin prej 100 mijë eurosh. Në fokusin kryesor është albumi i tij i ri muzikor.

“Planet kryesore janë publikimi i albumit, ku më ka mbetur vetëm një këngë për ta përfunduar. Do të bëj edhe promovimin e tij,,” tha ai, duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij në skenën muzikore do të jetë i fuqishëm.

Big Basta është aktiv edhe në radio, ndërkohë që po shqyrton oferta të reja për bashkëpunime. Një nga më të rëndësishmet, sipas tij, është kënga me Erandin, e cila pritet të publikohet gjatë verës. Përtej angazhimeve profesionale, artisti tha se një pjesë e mirë e kohës do t’i dedikohet familjes.

“Dua ta shijoj këtë moment pranë njerëzve të mi më të dashur,” u shpreh ai.