Sat, Jun 21, 2025

Ish-futbollisti i Vllaznisë surprizon me të ardhmen, transferohet te skuadra e…

  • PublishedJune 21, 2025

Ish-futbollisti i Vllaznisë surprizon me të ardhmen, transferohet te skuadra e…

Ish-mesfushori i Vllaznisë, Lorik Boshnjaku, do të vijojë karrierën te skuadra e Gjilanit, në elitën e futbollit kosovar.

29-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Suharekës, por pas rënies nga kategoria, vendosi të ndryshojë skuadër duke arritur akordin me klubin nga Anamorava.  

Boshnjaku shënoi vetëm një gol dhe bëri një asist në Superligë me fanellën e klubit të Suharekës. 

Për sa i përket aventurës në futbollin shqiptar me fanellën e Vllaznisë, mesfushori u aktivizua 33 ndeshje ne kampionat, duke regjistruar 2 gola dhe 3 asiste, 5 ndeshje në Kupë, ku shënoi 1 gol, 2 në kualifikueset e Ligës së Konferencës, dhe 2 në sfidat e Final 4. 


AlbaniaWeb.net