Sun, Jun 22, 2025

“Kam ndalur luftëra, por Nobel-in s’e marr kurrë!”- Trump: Rëndësi ka që bota e di çfarë kam bërë!

  • PublishedJune 21, 2025

“Kam ndalur luftëra, por Nobel-in s’e marr kurrë!”- Trump: Rëndësi ka që bota e di çfarë kam bërë!

Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar me ironi dhe zhgënjim lidhur me faktin që, sipas tij, nuk do të fitojë kurrë Çmimin Nobel për Paqe, pavarësisht rolit që pretendon se ka pasur në ndalimin dhe parandalimin e disa konflikteve ndërkombëtare.

Trump përmend gjithashtu marrëveshjet e njohura si “Marrëveshjet e Abrahamit” në Lindjen e Mesme, që janë nënshkruar gjatë presidencës së tij, si një tjetër arritje që, sipas tij, nuk po vlerësohet siç duhet.

“Arritja e Marrëveshjeve të Abrahamit në Lindjen e Mesme, të cilat nëse gjithçka shkon mirë, do të pasohen nga vende të tjera që do të firmosin dhe do të bashkojnë Lindjen e Mesme për herë të parë pas shekujsh!”, thekson ai.

Në fund të postimit të tij, Trump shpreh bindjen se, pavarësisht çfarë do të bëjë në të ardhmen, çmimi Nobel për paqe do t’i mungojë gjithmonë.

“Nuk do të marr Nobel, çfarëdo që të bëj, edhe sikur të zgjidh konfliktin Rusi/Ukrainë apo Izrael/Iran, çfarëdo që të ndodhë”, shkruan ai.

Megjithatë, ai e mbyll deklaratën me një mesazh: E vetmja gjë që më ngushëllon është fakti që bota e di, dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson!”