Sat, Jun 21, 2025

Kombëtarja U-15 luan nesër ndeshjen e parë miqësore me Maqedoninë e Veriut

  • PublishedJune 21, 2025

Kombëtarja U-15 luan nesër ndeshjen e parë miqësore me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë nesër ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Takimi do të zhvillohet në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, në orën 17:00.

Ekipi është grumbulluar prej së premtes në Korçë dhe është përgatitur në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Përgatitjet kanë shkuar mirë dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Armand Dama për këtë përballje.

Takimi i parë mes Shqipërisë U-15 dhe Maqedonisë së Veriut U-15 do të luhet më 22 qershor në Ohër, ndërsa sfida e dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.


AlbaniaWeb.net