Mbërrijnë dronët te Reali, Alonso kontrollon gjithçka/ Është hera e parë që…
Reali i Madridit vazh don të shohë ndry shime me mbërritjen e Ksabi Alonsos. Këtë herë, ka mënyra të reja për të analizuar seancat stërvitore. Trajneri i lindur në Tolosa e përdori seancën e së enjtes në Palm Beach për të regjistruar lojtarët e tij me një dron.
Kjo teknologji e re, e pa përdorur kurrë më parë nga klubi i Madridit në stërvitje, do t’i lejojë Ksabi Alonsos dhe të gjithë stafit të tij të mbledhin informacione dhe të dhëna shtesë mbi skuadrën e tyre.
Le të kujtojmë se gjatë epokës së mëparshme të klubit madrilen, të udhëhequr nga Karlo Ançeloti, ky lloj mjeti ajror pa pilot nuk është përdorur kurrë. Koha do të tregojë nëse kjo teknologji do të qëndrojë, por zhvillimi i ri është se Ksabi Alonso ka filluar të testojë këto teknologji të reja.
LEVERKUSENI NUK E PËRDORI KURRË – Ksabi Alonso, i cili vjen pas disa vitesh të suksesshme te Bajer Leverkusen, gjithashtu nuk i përdori këto lloje dronësh kur drejtonte ekipin gjerman. Është e vërtetë që ai regjistroi seancat stërvitore me një seri kamerash të instaluara mbi fushën e stërvitjes, por ai kurrë nuk pati pamje nga lart.
LOJTARËT E AKADEMISË – Nga ana sportive, vetëm lojtarët e rinj të Realit të Madridit dhe zëvendësuesit për ndeshjen kundër Al-Hilal u stërvitën në kampin bazë në Palm Beach. Pjesa tjetër e shokëve të ekipit bëri një seancë në palestër.
Sa i përket Kilië Mbape, francezi tashmë po shërohet në hotelin e Madridit, por është ende shumë herët për të ditur nëse ai do të jetë në gjendje të stërvitet me pjesën tjetër të shokëve të ekipit këtë të premte. Sulmuesi ka humbur forcën ditët e fundit për shkak të gastroenteritit akut dhe do të duhet të shërohet gradualisht.
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL