Sat, Jun 21, 2025

Ministri Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: “Gjuha është pasuria jonë e përbashkët”

  • PublishedJune 21, 2025

Ministri Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: “Gjuha është pasuria jonë e përbashkët”

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një vizitë në Preshevë në kuadër të Panairit të Parë të Librit Shqip. Në një takim të ngrohtë me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani, dhe ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, z. Bardhyl Canaj, Gonxhja theksoi rëndësinë e promovimit të gjuhës shqipe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë.

“Një organizim i veçantë për të sjellë gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë, si një pasuri të madhe të përbashkët, për të cilën kemi detyrë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim ndër breza”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

Ai shtoi se ishte një nder i veçantë të ishte ministri i parë përgjegjës për kulturën që viziton Preshevën, një vend ku, sipas tij, ndjenja e përkatësisë kombëtare është e gjallë dhe e palëkundur.

Gjatë qëndrimit të tij, Gonxhja mori pjesë edhe në shfaqjen artistike “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, organizuar me ftesë të Kryetares Sinani. Spektakli ishte një homazh për misionaren e njohur shqiptare, që vazhdon të frymëzojë shqiptarët kudo në botë.

Blendi Gonxhja ne presheve (8)

“Në Preshevë, në një takim të përzemërt me Kryetaren e Komunës, znj. Ardita Sinani, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, z. Bardhyl Canaj, në kuadër të Panairit të Parë të Librit Shqip.

Një organizim i veçantë për të sjellë gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë, si një pasuri të madhe të përbashkët, për të cilën kemi detyrë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim ndër breza.

Gjithashtu, me shumë kënaqësi ju përgjigja ftesës së Kryetares Sinani për spektaklin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, për misionaren e madhe Shqiptare.

Si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e konsideroj një nder dhe përgjegjësi të veçantë të jem i pari ministër përgjegjës për kulturën që viziton Preshevën, një vend ku ndjenja e përkatësisë kombëtare është e gjallë dhe e palëkundur, dhe ku respekti për gjuhën dhe kulturën shqiptare jetohet me dashuri e përkushtim, çka motivon e frymëzon më shumë mbështetje”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Blendi Gonxhja ne presheve (1)

Blendi Gonxhja ne presheve (9)Blendi Gonxhja ne presheve (7)Blendi Gonxhja ne presheve (6)Blendi Gonxhja ne presheve (5)Blendi Gonxhja ne presheve (3)Blendi Gonxhja ne presheve (4)Blendi Gonxhja ne presheve (2)