Sat, Jun 21, 2025

Ne Arabi nuk kanë dilema, afrojnë Lewandowskin ne vitin 2026

  • PublishedJune 21, 2025

Ne Arabi nuk kanë dilema, afrojnë Lewandowskin ne vitin 2026

Robert Lewandowski zhvilloi një sezon fantastik me Barcelonën. Sulmuesi polak ndihmoi skuadrën në arritjen e objektivave, duke dhënë kështu një kontribut të çmuar.

Pavarësisht dëshirës dhe deklaratave të lojtarit se dëshiron të qëndrojë te katalanasit, thashethemet nuk mungojnë.

Në Arabi shkruajnë se futbollisti do të luajë në kampionatin arab në vitin 2026, periudhë në të cilën atij i përfundon kontrata me Barcelonën.

Për momentin asgjë nuk ka konkrete, por bisedimet mund të fillojnë në muajt e ardhshëm.

Edhe pse në moshën 36 vjeç nuk mungon interesi i vazhdueshëm nga disa klube saudite, të cilat të paktën deri më tani kanë dështuar në përpjekjet e tyre.

Në një intervistë të kohëve të fundit me Mundo Deportivo, Leva deklaronte se e shikonte veten të paktën edhe një vit në këtë nivel.

Ai është mjaft në formë, mbi 30 gola në sezonin e kaluar janë një tregues i qartë.
Nëse lajmet e mediave arabe janë thjeshtë thashetheme apo ka diçka të vërtetë, këtë e tregon koha.

 


AlbaniaWeb.net