Sat, Jun 21, 2025

Parakalimi i gabuar shkakton aksident në Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit – dy të plagosur

  • PublishedJune 21, 2025

Parakalimi i gabuar shkakton aksident në Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit – dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin Fier–Levan, pranë zonës së njohur si “Qafa e Koshovicës”. Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë, si pasojë e një manovre të rrezikshme.

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur pasi një furgon i ka prerë rrugën makinës, duke e detyruar drejtuesin e “Ford”-it të devijojë dhe humbasë kontrollin mbi automjetin.

Screenshot 2025-06-21 165915

Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Mjekët konfirmojnë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete.

Screenshot 2025-06-21 165718