Sat, Jun 21, 2025

Rivalët e Partizanit në Europë tregojnë se nuk janë për titull, munden në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit

  • PublishedJune 21, 2025

Rivalët e Partizanit në Europë tregojnë se nuk janë për titull, munden në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit

Partizani do të përballet me estonezët e Nome Kalju në turin e parë të Ligës së Konferencës, teksa do të përkojë kualifikimin përballë estonezëve që janë në mes të kampionatit të tyre. Fakti që ata janë në aktivitet shqetëson jo pak të kuqtë, por njëkohësisht ata duhet të jenë paksa më të qetë duke parë paraqitjet e skuadrës që do të kenë rivale në korrik.

Nome Kalju duhej të tregonte sa vlen sot në ndeshjen e javës së 18 të kampionatit, një sfidë që duhej të ishte vendimtare për pretendimet për titull pasi e vendoste përballë Levadias të vendit të parë.

Por kjo e fundit i ka mundur pa shumë probleme me shifrat 3-1, duke triumfuar pas një sfide të dominuar plotësisht, me miqtë që arritën të shkurtonin diferencën në 2-1 vetëm për pak minuta në fillimin e pjesës së dytë.


AlbaniaWeb.net