Sat, Jun 21, 2025

Turpërim në shtëpi për kundërshtarin europian të Vllaznisë, e mund vendi i fundit në renditje dhe thellon krizën

  • PublishedJune 21, 2025

Turpërim në shtëpi për kundërshtarin europian të Vllaznisë, e mund vendi i fundit në renditje dhe thellon krizën

Skuadra e Vllaznisë përballet me letonezët e Daugavpils në turin e parë të Ligës së Konferencës, në një sfidë të dyfishtë ku shkodranët janë favoritë për të vazhduar më tej për shumë arsye. Një prej tyre është se ekipi rival, nuk po kalon një periudhë të lumtur në kampionatin letonez duke pësuar rezultate negative radhazi e tashmë ka 4 ndeshje pa fitore.

Sfida e fundit ishte sot, në javën e 19 të kampionatit ku Daugavpils u mund me shifrat 2-1 në shtëpi nga Tukums 2000, skuadra e cila mbante vendin e fundit.

Në fundin e pjesës së parë Tukums shënoi dy herë me gabime të dukshme të vendasve në mbrojtje, fillimisht në një goditje këndi, e më pas me penallti të shkaktuar nga portieri me një ndërhyrje qesharake.


AlbaniaWeb.net