Sat, Jun 21, 2025

Yamal mohon çdo kontakt me 29-vjeçaren Claudia Bavel: “Nuk isha i interesuar”

  • PublishedJune 21, 2025

Yamal mohon çdo kontakt me 29-vjeçaren Claudia Bavel: “Nuk isha i interesuar”

Lamine Yamal ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në një takim të pretenduar me aktoren e filmave për të rritur, Claudia Bavel. Por rrëfimi i tij në një emision televiziv spanjoll ka ndezur menjëherë debatet dhe reagimet në rrjete sociale.

Në “TardeAR”, 17-vjeçari u shpreh se nuk kishte asnjë interes për të komunikuar me Bavel, ndërsa gazetarët aluduan se modelja mund të kishte planifikuar një takim të inskenuar me fotografinë gati – diçka që Yamal e mohoi me forcë, duke përmendur se jeton me nënën e tij dhe “njerëzit e panjohur nuk hyjnë në shtëpinë tonë”.

Por Claudia Bavel, e ftuar në të njëjtin emision pak ditë më vonë, dha versionin e saj. Me një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale, ku ndiqet nga mbi 250 mijë persona, modelja sqaroi:

“Ai thotë se jeton me nënën, por në të vërtetë jeton vetëm. Pretendon se më ka refuzuar, ndërkohë që ishte ai që kërkonte të më takonte. Nuk kemi pasur asnjëherë një lidhje dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë plan për të përfituar famë apo para”.

Përkundër zhurmës në media, Bavel e pranon se një takim mes tyre nuk ka ndodhur kurrë, por i bën thirrje publikut të ndalë gjykimet e rënda dhe komentet fyese.