Aksident i trefishtë me 3 të plagosur në aksin Prrenjas-Librazhd! Një në gjendje të rëndë (PAMJET)
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 17:05 në aksin nacional Prrenjas-Librazhd, në Qukës, në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”.
Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës.
Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me një krah, duke krijuar vonesa në lëvizje.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, si dhe një ekip i shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Prrenjas të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet dhe më pas për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.