Sun, Jun 22, 2025

“Babi, a je ndarë me mamin?”/ Meda tregon momentin që e ka prekur më shumë

  • PublishedJune 22, 2025

“Babi, a je ndarë me mamin?”/ Meda tregon momentin që e ka prekur më shumë

I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, këngëtari i njohur Meda ka folur me sinqeritet për jetën e tij personale dhe për ndikimin që kanë pasur spekulimet e pavërteta në familjen e tij. I pyetur për mesazhin më të keq që ka lexuar ndonjëherë për veten, Meda rrëfeu një moment që e ka lënduar thellë:

“Njëherë ishte shkruar që jam ndarë nga Lulja, që i kam ikur dhe ajo më ka marrë fëmijët. Në atë kohë, fëmijët e mi dinin të lexonin, dhe në mbrëmje më pyesin: ‘Babi, a je ndarë me mamin?’”

Këngëtari tregoi se e kishte përjetuar rëndë këtë situatë, jo për shkak të lajmit të rremë në vetvete, por për shkak të shqetësimit të fëmijëve të tij, të cilët nuk arrinin të kuptonin se ku mbaron realiteti dhe ku fillon lajmi i pavërtetë.

Megjithatë, Meda theksoi se asnjë thashethem nuk ka ndikuar realisht në jetën familjare:

“Jo, nuk ka ndikuar. Ne kemi qenë gjithmonë bashkë dhe të fortë si familje.”