Faza përgatitore, ja kur do ti nisë përgatitjet për sezonin e ri… Elbasani
Skuadra e Elbasanit do të nisë zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri në datën 1 korrik. Verdheblutë do të zhvendosen jashtë vendit për fazën përgatitore kryesore, e cila do të zhvillohet në Greqi.
Në këtë periudhë, trajneri Ivan Gvozdenoviç pritet të ketë në dispozicion grupin më të plotë të mundshëm dhe të testojë skuadrën përmes disa ndeshjeve miqësore.
Qëllimi i kësaj faze është ndërtimi i formacionit bazë dhe rritja e formës fizike, në funksion të një sezoni ku Elbasani synon të jetë më i fortë dhe më konkurrues.