Sun, Jun 22, 2025

India ndërhyn për qetësimin e situatës, Modi telefonate me presidentin e Iranit: Thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve

  • PublishedJune 22, 2025

India ndërhyn për qetësimin e situatës, Modi telefonate me presidentin e Iranit: Thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, pasi SHBA-ja sulmoi centralet bërthamore iraniane.

Udhëheqësi indian bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve.

“Diskutuam në detaje për situatën aktuale. Shpreh shqetësim të thellë për përshkallëzimet e fundit.

Gjatë bisedës telefonike bëra thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve, për dialog dhe diplomaci si rrugë përpara për rivendosjen e paqes rajonale, sigurisë dhe stabilitetit”, shkroi Modi në X./REL