Sat, Dec 27, 2025

Krim brenda familjes në Greqi! Djali vret prindërit me gërshërë, ja për çfarë dyshohet

Krim brenda familjes në Greqi! Djali vret prindërit me gërshërë, ja për çfarë dyshohet
  • PublishedJune 22, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pak para orës 18:00 në zonën e Messinias, në Kalamata të Greqisë.

Siç raportojnë mediat vendase një 61-vjeçar ka vrarë prindërit e tij, babanë 96-vjeçar dhe nënën 93-vjeçare.

Dyshohet se të moshuarit janë vrarë me gërshërë brenda banesës së tyre këtë të diel.

Mësohet se autori vuan nga probleme psikologjike.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Kanë qenë fqinjët ata që telefonuan policinë, pasi dëgjuan britma nga banesa e çiftit të moshuarve.

Me të mbërritur policia në vendngjarje gjeti dy të moshuarit përtokë mes gjakut dhe djalin e tyre, i cili u arrestua.