Manchester City, Guardiola: Të fitojmë Botërorin e Klubeve, japim maksimumin
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Al Ain në Botërorin e Klubeve.
“E kam thënë shumë herë se sezoni nuk ka qenë i mirë. Fitimi i Kupës së Botës për Klube nuk do ta ndryshojë këtë. Qëllimi im tani nuk është të fitoj garën, por të zgjas qëndrimin tonë këtu. Tani që jemi këtu, dua të bëj më të mirën time”.
“Dua ta shijoj këtë moment, sepse arrin në këtë pikë vetëm një herë në katër vjet… Dhe dua të shkoj sa më larg që të mundem”.