Sun, Jun 22, 2025

“Njohuritë bërthamore të vendit s’mund të shkatërrohen”- Zyrtari iranian reagon pas sulmeve të SHBA-ve: Kjo nuk është hera e parë që industria jonë pëson dëme

  • PublishedJune 22, 2025

“Njohuritë bërthamore të vendit s’mund të shkatërrohen”- Zyrtari iranian reagon pas sulmeve të SHBA-ve: Kjo nuk është hera e parë që industria jonë pëson dëme

Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) ka reaguar pas sulmeve amerikane ndaj tri objekteve bërthamore të Iranit.

Ai tha se njohuritë e vendit në energjinë bërthamore “nuk mund të shkatërrohen”, sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit IRNA, shkruan BBC.

Gjithashtu Behrouz Kamalvandi theksoi se industria bërthamore ka rrënjë në Iran dhe “këto rrënjë nuk mund të shkatërrohen”.

“Ne kemi pësuar dëme, por kjo nuk është hera e parë që industria ka pësuar dëme”, shtoI ai.

Në mënyrë të ngjashme, ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se programi bërthamor i Iranit bazohet në “njohuritë bërthamore vendase” të cilat nuk mund të “shkatërrohen nga bombardimet”.