Sun, Jun 22, 2025

SHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit, reagon Këshilltari i Lartë i Khameneit: Loja nuk ka mbaruar

  • PublishedJune 22, 2025

SHBA sulmoi objektet bërthamore të Iranit, reagon Këshilltari i Lartë i Khameneit: Loja nuk ka mbaruar

Irani ka reaguar me tone të forta pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane. Ali Shamkhani, këshilltar i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei dhe përfaqësues i lartë në bisedimet me SHBA-në, deklaroi për agjencinë gjysmë-zyrtare Fars se edhe nëse këto objekte janë shkatërruar, “loja nuk ka përfunduar”.

“Edhe nëse supozojmë shkatërrimin e plotë të objekteve bërthamore, loja nuk ka mbaruar,” tha Shamkhani.

Sipas tij, materialet e pasuruara, dija vendase dhe vullneti politik i Iranit janë ende të paprekura.

“Surprizat do të vazhdojnë!”, shtoi ai, duke lënë të hapur mundësinë për hakmarrje apo veprime të mëtejshme.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit janë në pikën më të lartë, pas sulmeve të koordinuara amerikane mbi tri qendra bërthamore në Fordow, Natanz dhe Isfahan./ CNN