Adrian Gaxha rikthehet me ish të dashurën, zbulohet identiteti i vajzës
Pas spekulimeve për një lidhje të re, duket se Adrian Gaxha ka zgjedhur të rikthehet tek një histori e vjetër dashurie. Këngëtari u fotografua së fundmi duke pushuar në jug të Shqipërisë me një vajzë misterioze, por burime pranë tij kanë zbuluar se ajo nuk është një njohje e re.
Bëhet fjalë për ish-missin Sidorela Dauti, me të cilën Gaxha ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar ndër vite. Lidhja e tyre, që më herët është përfolur për ndarje dhe ribashkime, duket se i ka mbijetuar edhe një herë kohës.
Sipas të njëjtave burime, çifti ka vendosur të provojë sërish, duke mos i dhënë fund përfundimisht kësaj romance.