Mon, Jun 23, 2025

Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikon mesazhin e DASH: Rritje rreziku për udhëtarët amerikanë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran

  • PublishedJune 23, 2025

Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikon mesazhin e DASH: Rritje rreziku për udhëtarët amerikanë pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton se konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme.

ambasada amerikane-US embassy

Teksa publikon mesazhin e DASH, ambasada thotë se “kjo situatë mund të sjellë edhe protesta kundër qytetarëve dhe interesave amerikane në vende të ndryshme jashtë Shteteve të Bashkuara”.

Departamenti i Shtetit këshillon të gjithë qytetarët amerikanë në botë që të tregojnë kujdes të shtuar në udhëtime dhe të ndjekin me vëmendje informacionet më të fundit për sigurinë dhe udhëtimet në faqen zyrtare travel.state.gov/destination

Njoftimi i ambasades: 

Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination.