Mon, Jun 23, 2025

Elita Rudi reagon ndaj reklamave që përdorin imazhin e saj: Do të ketë ndjekje ligjore

  • PublishedJune 23, 2025

Elita Rudi reagon ndaj reklamave që përdorin imazhin e saj: Do të ketë ndjekje ligjore

Moderatorja e njohur Elita Rudi ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale, duke denoncuar publikisht përdorimin e emrit dhe fotos së saj në reklama mashtruese për produkte dobësimi.

Në disa faqe online është shpërndarë një reklamë e rreme, ku pretendohet se Elita ka zbuluar “sekretin” e saj të dobësimit përmes disa tabletave, duke cituar gjoja një intervistë me të.

Dua të sqaroj publikisht se çdo informacion që po qarkullon në rrjetet sociale, intervista të fabrikuara apo reklama që më lidhin me përdorimin apo promovimin e tabletave të caktuara, është një GËNJESHTËR e pastër dhe një manipulim i qëllimshëm,” – shkruan Elita.

Ajo thekson se nuk ka dhënë kurrë një intervistë të tillë dhe nuk ka përdorur apo rekomanduar produkte të tilla. “Këto persona që qëndrojnë pas këtyre mashtrimeve janë spekulantë të rrezikshëm që duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore,” shton moderatorja.