Mon, Jun 23, 2025

Gjendet i pajetë në lumin Buna një 70-vjeçar, detajet e para

  • PublishedJune 23, 2025

Gjendet i pajetë në lumin Buna një 70-vjeçar, detajet e para

Një 70-vjeçar me inicialet S.Gj., banues në Tiranë, është gjetur i pajetë pasditen e sotme në lumin Buna, në zonën e fshatit Muriqan, Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë lokale, trupi është zbuluar rreth orës 14:30 dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në lumin Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S. Gj., rreth 70 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.