Rama për Programin e Strehimit Social: Ndërhyrje si asnjëherë më parë – 1253 familje do përfitojnë akses më të mirë në shërbime jetike
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se 1,253 familje në nevojë, të shpërndara në 35 bashki të vendit, do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social, të cilin e cilëson si një ndërhyrje “si asnjëherë më parë”.
Programi nis zbatimin në korrik-gusht 2025 dhe do të zgjasë për dy vite, duke përfshirë përmirësimin e kushteve të banimit, infrastrukturës rurale dhe aksesit në shërbime jetike për komunitetet më të varfra.
Ai e cilësoi këtë si një hap konkret drejt jetesës më të denjë për shtresat në nevojë.