“S’ka më dyshime!” Loredana shtatzënë? Ky detaj ka bindur fansat
Këngëtarja e njohur Loredana ka ndezur rrjetin me një detaj të vogël, por shumë domethënës. Në një nga story-t e saj të fundit në Instagram, ajo ka ndarë një palë atlete të vogla për foshnja, një model mini i Jordan dhe fansat janë të bindur: ajo është në pritje të një djali.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme, me komente nga më të ndryshmet. Edhe pse vetë artistja nuk ka konfirmuar asgjë deri tani, kjo story shihet si një paralajmërim simbolik për lajmin më të bukur në jetën e saj.
Rikujtojmë që Loredana ka një vajzë me ish-partnerin e saj, reperi i njohur Mozzik.