Mon, Jun 23, 2025

“S’shmangem nga përgjegjësitë në Partinë Demokratike”- Bardhi: Nuk ishte kërkesa ime që të shkoja drejtues politik në Fier, mund të zgjidhja rehatinë time, por…

  • PublishedJune 23, 2025

“S’shmangem nga përgjegjësitë në Partinë Demokratike”- Bardhi: Nuk ishte kërkesa ime që të shkoja drejtues politik në Fier, mund të zgjidhja rehatinë time, por…

Gazment Bardhi, drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, ka folur për sfidat e këtij qarku, duke theksuar se e ka pranuar këtë detyrë me ndërgjegje dhe përgjegjësi të plotë.

Në emisionin “Log.” në News24 ai  shtoi se nuk ka qenë kërkesë e tij të marrë drejtimin politik të Fierit, por e ka pranuar këtë sfidë për shkak të detyrës që i është ngarkuar nga partia, duke shmangur rehati personale.

“Mund të kisha zgjedhur të qëndroja në Tiranë apo të kandidoja në Kavajë, qytetin tim, por nuk kam shmangur asnjë përgjegjësi,” tha Bardhi.

Bardhi: Qarku i Fierit ka qenë qarku më kompleks, qoftë për zhvillimet e jashtme, por edhe për ato të brendshme.  Edhe lufta 4 vjecare kishte lënë pasojë në qarkun e Fierit, për shkak të shkëputjes nga PD të disa individëve apo elementëve që vlerësohen si faktorë. Unë kam qenë i ndërgjegjshëm për ku po shkoja dhe çfarë vështirësisht kishte ky qark. Nuk ka qenë kërkesa e ime që unë të shkoja drejtues politik në Fier. Për shkak të mënyrës si rrodhën ngjarjet në PD mund të kisha zgjedhur rehatinë time për  të thënë “dua të rri në Tiranë”, “dua të jem kandidat në qytetin tim në Kavajë”, por nuk i jam shmangur kurrë asnjë përgjegjësie që më është ngarkuar nga Partia. Kam qenë i ndërgjegjshëm qoftë për  zhvillimet e brendshme, qoftë për kë kisha përballë. Jam përpjekur të bëj maksimumin, por maksimumin që mund të bëjë një kandidat për deputet që është një si ju, një njeri normal që nuk kam para korrupsion, nuk kam të fortë. Fushata ime ka qenë takimi me të rinjtë.