Mon, Jun 23, 2025

Sulmet e Iranit në bazat amerikane në Katar e Irak, vjen reagimi nga Shtëpia e Bardhë

  • PublishedJune 23, 2025

Sulmet e Iranit në bazat amerikane në Katar e Irak, vjen reagimi nga Shtëpia e Bardhë

Sipas dy zyrtarëve të njohur me zhvillimet, SHBA është duke ndjekur në kohë reale disa raketa të lëshuara nga Irani me objektiv bazat ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.

Situata ka bërë që Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Kryetari i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, Dan Caine, të mblidhen në Dhomen e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, sipas një zyrtari të lartë.

Më herët, një tjetër zyrtar amerikan kishte konfirmuar se zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Mbrojtjes po monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar, baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme.

Baza Al Udeid, e vendosur pranë kryeqytetit Doha, u vizitua nga Presidenti Donald Trump më 17 maj, duke u bërë udhëheqësi i parë amerikan që e viziton që prej vitit 2003.