Sat, Aug 23, 2025

“Është e mjerë, në PS ka njerëz që duan karrierë”, Bamir Topi për situatën ku ndodhet PD: Pa shpresë, elita ka humbur kredibilitetin

  • PublishedJune 24, 2025

“Është e mjerë, në PS ka njerëz që duan karrierë”, Bamir Topi për situatën ku ndodhet PD: Pa shpresë, elita ka humbur kredibilitetin

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet opozita shqiptare, duke e përshkruar si një forcë politike pa shpresë dhe pa vizion.

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Topi theksoi se ndjen shqetësim të thellë për situatën, pikërisht sepse ai vetë ende beson në nevojën për një ndryshim të madh politik në vend. Por, sipas tij, kjo shpresë mungon plotësisht në radhët e opozitës.

“Opozita nuk ka më as shpresë për të ëndërruar. Përfytyroni si amplifikohet kjo gjendje tek 500 mijë qytetarët që e kanë mbështetur. Janë pa shpresë,” u shpreh Topi ndër të tjera.

Bamir Topi: Jam i shqetësuar sepse ende kam shpresë. Në opozitë nuk ka më shqetësim sepse nuk ka shpresë. Ky lloj shqetësimi është në PS, një pjesë dëshiron të bëjë karrierë. Kemi një opozitë që s’ka shpresë as për të ëndërruar. Përfytyro si amplifikohet tek njerëzit që e kanë mbështetur. Shoh një situatë të mjerë tek opozita dhe nuk jep shpresë për të qëndruar në këmbë, përfytyroni këta 500 mijë që e kanë votuar. Janë pa shpresë

Sistemi është I stërdiskutuar. Shoh probleme tek elita. Nuk vjen si rezultat i një votëbesimi të brendshëm si njëherë e një kohë kur kishte votime, njerëz me akses publik dhe ishin koherentë në qëndrimet e tyre. Unë shoh që ka humbur kredibiliteti në elitën politike të PD.

Në kuadër të ndërtimit të një koalicioni ka ndodhur një absorbim thithje e elitës së partive të tjera. Janë futur një pjesë, nuk janë kryetarët e partive. Këto parti kanë kryetarët jashtë, zëvendësit e tyre janë brenda.

Më thoni është e natyrshme apo është bërë prej hallit. I jap kompliment ustait të politikës, i merr i bën pjesë të koalicionit dhe ata quhen anëtarë të grupit të opozitës.