Tue, Jun 24, 2025

FOTO/ Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

  • PublishedJune 24, 2025

FOTO/ Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chris Coons, anëtarë të grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin e SHBA, gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Hagë.

I shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministri i Shtetit për Portin e Durrësit, Pirro Vëngu, Rama bisedoi me senatorët mbi çështje të sigurisë dhe angazhimin e Shqipërisë në aleancë.

Takimi pason një tjetër takim të rëndësishëm të Kryeministrit, atë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë,” u shpreh Kryeministri në një postim në rrjetet sociale.

Rama (3)Rama (2)