Nuk ka dilema për mesfushorin, rinovimi me Barcelonën çështje kohe
E ardhmja e Frenkie De Jong me gjasë do të jetë te Barcelona. Sipas asaj që shkruajnë mediat, nuk ka asnjë pengesë për rinovimin mes palëve, madje diçka e tillë mund të vijë më shpejt nga çfarë ishte menduar.
Synimi është që akordi të gjendet brenda pak ditësh, ndërsa mbeten ende disa detaje për t’u përcaktuar.
Aktualisht, mesfushori ka një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2026. Frenkie De Jong ka luajtur 26 ndeshje në sezonin e kaluar në kampionat me Barcelonën.