Mon, Nov 10, 2025

Trump pas thyerjes së armëpushimit: “Jam i pakënaqur me Iranin dhe Izraelin”

  • PublishedJune 24, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas shkeljes së armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, duke shprehur pakënaqësi ndaj të dyja palëve, por duke theksuar se është “më i pakënaqur me Izraelin”.

Në një deklaratë për gazetarët, përpara nisjes së tij drejt samitit të NATO-s në Hagë, Trump u shpreh se Izraeli ka ndërmarrë sulme menjëherë pas shpalljes së marrëveshjes për armëpushim, duke cenuar kështu besueshmërinë e procesit.

“Irani dhe Izraeli e kanë shkelur armëpushimin, por Izraeli e bëri i pari. Nuk jam i kënaqur me asnjërin, por më shumë jam i pakënaqur me Izraelin”, tha Trump.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, kapacitetet bërthamore të Iranit “janë zhdukur”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi këtë deklaratë.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërkohë që përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në rajon po duken gjithnjë e më të brishta.