Trupi i pajetë në lumin Shkumbin, zbulohet identiteti i viktimës – Dyshohet se vuante nga skleroza
Është bërë identifikimi i të moshuarit që u gjet i mbytur në lumin Shkumbin ditën e djeshme.
Viktima është 78-vjeçari me inicialet I. J., banues në lagjen “Skënderbej”. Sipas informacioneve të dhëna nga familjarët, i moshuari vuante nga skleroza, çka ngre dyshime për një aksident tragjik.
Policia ka dhënë njoftimin për rastin:
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një shtetas të moshuar që u konstatua i mbytur në lumin Shkumbin, informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetasit I. J., 78 vjeç, banues në lagjen ‘Skënderbej’. Ky shtetas, sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga skleroza.”