Wed, Jun 25, 2025

Vendimi drastik, klubi i madh francez bie nga Ligue 1

  • PublishedJune 24, 2025

Vendimi drastik, klubi i madh francez bie nga Ligue 1

Lyon bie nga kategoria. Ky vendim për klubin e madh francez është marrë së fundmi, për shkak të problemeve ekonomike.

Drejtuesit e Lyon u paraqitën para Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Menaxhimit (DNCG), teksa u pyetën për gjendjen e tyre financiare.

Pas takimit, u mor vendimi për zbritjen nga kategoria, teksa vlen të theksohet fakti se klubi ka mundësi të apelojë.

Në bazë të njoftimit, gjithçka ka ardhur për shkak të borxheve të konsiderueshme dhe mospërmbushjes së detyrimeve financiare.

Më parë, klubi ishte përballur me sanksione, përfshirë këtu bllokimin e merkatos, por situata që atëherë vetëm ishte përkeqësuar.


AlbaniaWeb.net