Wed, Jun 25, 2025

VIDEO/ Fitore e pastër e Partizanit në miqësore, Dinamo mund Ballkanin, bie Vllaznia

  • PublishedJune 24, 2025

VIDEO/ Fitore e pastër e Partizanit në miqësore, Dinamo mund Ballkanin, bie Vllaznia

Këtë të martë u zhvilluan disa nga ndeshjet miqësore të skuadrave shqiptare.Partizani triumfoi pastër 0-3 ndaj Rabotnickit, në sfidën e mbajtur në stadiumin e Strugës.

Të kuqtë zhbllokuan llogaritë me Kekon, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti. Për golin e dytë dhe të sigurisë mendoi Skuka. Në pjesën e dytë pati kohë edhe për Garcian.

Në Ohër, Dinamo mundi 4-1 Ballkanin, me golat e Vilës, Itodos, Nani dhe Bregut.

Në Slloveni, Vllaznia pësoi disfatë 5-3 ndaj Koper. Golat për të besuarit e Edi Martinit u realizuan nga Yago, Dodaj e Gruda. Tekniku Martini provoi disa lojtarë, në prag të ndeshjeve të Europës.


AlbaniaWeb.net