Milan, lehtësohet operacioni Xhaka, Leverkusen bie nga kërkesat për lojtarin
Afrimi i Granit Xhakës është një nga çështjet kryesore në shtëpinë e Milanit. Së fundmi, mediat zbulojnë se Leverkusen ka zbritur ndjeshëm nga pretendimet, çka do e bëjë më të lehtë këtë operacion.
Nga 15 milionë euro që kërkonte në fillim, klubi gjerman do ishte i kënaqur edhe me 8-10 milionë euro.
Ditët në vijim priten të jenë shumë të rëndësishme për përcaktimin e detajeve, me tratativat që janë futur në fazë vendimtare. Nëse Xhaka kalon te Milani, për të do ishte hera e parë që do luante në Serie A.