Wed, Jun 25, 2025

“Regjistrimet në Luarasi vijojnë”- Pedagogu Kristi Bakiu: Prindërit, më entuziastë se maturantët për programet e LSE! Kemi strategji shumëdimensionale për afrimin e studentëve

  • PublishedJune 25, 2025

“Regjistrimet në Luarasi vijojnë”- Pedagogu Kristi Bakiu: Prindërit, më entuziastë se maturantët për programet e LSE! Kemi strategji shumëdimensionale për afrimin e studentëve

Tre maturantët e parë që kanë zgjedhur të studiojnë në Universtitetin Luarasi vitin e ardhshëm, ishin mesditën e sotme në News 24 për një intervistë së bashku me pedagogun e tyre Kristi Bakiu.

Ky i fundit që jep mësim në degën e Teknologjisë dhe Informacionit në Data Science u shpreh i kënaqur me regjistrimet e reja, teksa bëri thirrje se ato vijojnë ende.

“Kemi një strategji shumë dimensionale, si në rrjet sociale. Kontakti në rrjetet sociale e afron më shumë studentin, qoftë në panaire dhe në takime me studentët. Jemi të kënaqur. Është vetëm viti i parë. Çfarë do të ndodhi u kam thënë jeni në historinë se jeni të parët e regjistruar në degën e re”, u shpreh Bakiu.

Më tej, theksoi se programi në Luarasi i njëjtë me atë të London School of Economics ka shumë interes nga maturantët, por më shumë edhe nga prindërit e tyre, që duken më entuziastë.

“Pyesin si është programi, si janë lëndët. Këto i kemi dhe në faqen tonë në ueb. Pastaj diploma, a është e dyfishtë. Këto janë pyetjet kryesore. Nga çfarë më kanë thënë kolegët, prindërit janë goxha më entuziastë se maturantët. Prindërit janë më të interesuar, pyesin më shumë detaje se sa maturantët”, shtoi pedagogu.

Këshilla për studentët që duan të transferohen, është për Bakiun të mbarojnë 3-vjeçarin në Luarasi me programin e LSE, më pas për master të largohen në Londër.

“Në fakt studentëve u lejohet te bëjnë transferimin në Londër. Këshilla jonë është mbaroni 3-vjeçarin këtu. Pastaj shikoni mundësin e masterit. Ky program nuk e ndjek në mënyrë perfektë programet e BE-së, pasi vjen nga Mbretëria e Bashkuar”, theksoi ai.