Samiti i NATO-s në Hagë, Zelensky dhe Trump takohen ‘kokë më kokë’! Zbardhen diskutimet
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar sot me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kuadër të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Hagë. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i presidentit ukrainas, ndërsa vetë Zelensky ndau detaje nga takimi përmes një postimi në platformën X.
Zelensky e përshkroi takimin si “të gjatë dhe përmbajtës”, ku u diskutua mbi mënyrat për të arritur një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Pata një takim të gjatë me Presidentin Trump. Ne trajtuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë. Folëm se si të mbrojmë popullin tonë. Ne e vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes,” shkroi ai.
Zelensky shtoi se detaje të mëtejshme mbi diskutimet do të bëhen publike më vonë.
I had a long and substantive meeting with President Trump @POTUS.
We covered all the truly important issues.
I thank Mr. President, I thank the United States.
We discussed how to achieve a ceasefire and a real peace.
We spoke about how to protect our people.
We appreciate the…— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 25, 2025