VIDEO/ Gola shqiptarësh në gjysmëfinale të Europianit, Gjermania u21 i tregon forcën Francës u21, i pret Anglia në Bratislavë
Germany u21 është kualifikuar për në finalen e madhe të Europianit, pas fitores së pastër 3-0 ndaj Francës. Në Kosicka Arena, Panzerat treguan forcën, teksa shënuan me Weiper që në minutën e tetë.
Weiper, i cili përfolur se mund të luajë një ditë për Shqipërinë, ia doli që të “tundë rrjetën” shumë shpejt.
Woltemade dyfishoi shifrat, në minutën e 14-të. Në fundin e sfidës la gjurmë edhe futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, me një gol.
🇪🇺🚨 | BRAJAN GRUDA SCORED THE 3-0 TO CLOSE THE GAME!!#U21EURO
— Rising Stars XI (@RisingStarXI) June 25, 2025
Gjermania u21 do të sfidojë Anglinë u21 në finalen e madhe të 28 qershorit, sfidë kjo që do luhet në Bratislavë.