Gara për kreun e BKH-së, skualifikohen 6 kandidatë që në fazën e parë
Procesi për përzgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka hyrë në një fazë përjashtimesh, teksa 6 kandidatë janë skualifikuar nga gara.
Arsyeja e moskualifikimit të tyre në fazën e parë lidhet me mosplotësimin e kritereve formale, siç është përcaktuar në dokumentacionin përkatës.
Në total kanë aplikuar 13 kandidatë, ndërsa në listën e pretendentëve më të spikatur për postin përfshihen:
– Haki Çako – ish-drejtor i Policisë së Shtetit
– Gledis Nano – ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë
– Joni Keta – zëvendësdrejtor aktual i BKH-së
– Andi Pogace – prokuror
Gara vijon me kandidatët e mbetur, të cilët do t’i nënshtrohen fazave të tjera të vlerësimit..