Thu, Jun 26, 2025

Holanda U19 fiton Europianin e të rinjve, triumfon në finalen e madhe ndaj Spanjës

  • PublishedJune 26, 2025

Holanda U19 fiton Europianin e të rinjve, triumfon në finalen e madhe ndaj Spanjës

Holanda U19 fiton Europianin e të rinjve, pas triumfit minimal 0-1 ndaj Spanjës U19, në Superbet Arena – Giulesti  (Bucharest)

Holandezët e nisën mirë ndeshjen, duke krijuar ritëm lojë dhe duke patur disa mundësi, por pa mundur dot të konkretizojë në gol. Me kalimin e minutave, spanjollët morën zemër dhe ngacmuan disa herë kundërshtarin. Sfida do zhbllokohej nga një autogol i Jimenez, në minutën e 63-të.

Holanda U19 mbrojti me fanatizëm deri në fund rezultatin, për të marrë kështu trofeun e parë në histori.


AlbaniaWeb.net