Sat, Aug 23, 2025

“Hoqe Dash Sulën dhe vure Ilir Metën kandidat me firmën tënde!” – Balla përplaset me Berishën: Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi!

  • PublishedJune 26, 2025

“Hoqe Dash Sulën dhe vure Ilir Metën kandidat me firmën tënde!” – Balla përplaset me Berishën: Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka replikuar ashpër me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, gjatë debatit në Kuvend, duke e akuzuar për hipokrizi dhe për kthimin e politikës në një strategji sulmesh personale ndaj kundërshtarëve.

Në fjalën e tij, Balla ironizoi gjendjen e opozitës dhe vendimet e Berishës, duke i quajtur një “fat të madh për Partinë Socialiste, por fat të zi për Shqipërinë.

Taulant Balla: Strategjia jote ishte të bëje pis kundërshtarin, akuzoje kundërshtarin për narkotrafik, për vrasje.

Mban mend se çfarë i ke thënë Ilir Metës? Ngrije kokë! I ke thënë ‘kriminel’, e akuzove për vjedhjen e floririt dhe për vrasje, erdhi dita që në 2025 e vure kandidat për deputet, ti që ia ke thënë të gjitha këto hoqe Dash Sulën e vure Ilir Metën.

Për ne jeni fat i madh, për Shqipërinë fat i zi.