Thu, Jun 26, 2025

Humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i moshuari përplas 4 makina të parkuara! Transportohet me urgjencë në spital

  • PublishedJune 26, 2025

Humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i moshuari përplas 4 makina të parkuara! Transportohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 19:00, në qytetin e Lezhës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke përplasur katër automjete të parkuara pranë rrugës.

Drejtuesi i mjetit është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor bëhet me dije se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit mbi automjetin.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në qytetin e Lezhës, shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.

Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.