Thu, Jun 26, 2025

ZYRTARE/ Brazilian për qendrën e sulmit, klubi i Superiores prezanton transferimin e fundit

  • PublishedJune 26, 2025

ZYRTARE/ Brazilian për qendrën e sulmit, klubi i Superiores prezanton transferimin e fundit

Luis Felipe ka firmosur me Vorën. Klubi që u shpall kampion në Kategorinë e Parë ka vendosur të përforcohet me brazilian në qendrën e sulmit.

Felipe e ka eksperiencën e parë jashtë Brazilit. Për herë të fundit ishte pjesë e Itabiritos.

Njoftimi i Vorës:

“Zyrtare! Luis Felipe është futbollisti i Vorës. Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Luiś Felipe është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër,

Luis është aktivizuar me disa ekipe në kampionatin brazilian si Fc Itabirito, Volta Redonda dhe Sc Aymorés. Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Luis Felipes dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”.


AlbaniaWeb.net