Fri, Jun 27, 2025

Alonso shijon Vinicius, por pret Mbappe: Kemi rrugë të gjatë. Feston edhe Inzaghi: Arritëm atë që donim

  • PublishedJune 27, 2025

Alonso shijon Vinicius, por pret Mbappe: Kemi rrugë të gjatë. Feston edhe Inzaghi: Arritëm atë që donim

Botërori për Klube ishte një test i fortë për dy trajnerë, Alonso dhe Inzaghi, të dy debutues, por në fund, të dy arrijnë të kalojnë në fazën e 1/8. Sigurisht për Real Madrid vetëm kaq nuk mjafton, kalimi i fazës së grupeve ishte detyrim, çdo përfundim tjetër do të shtonte presionin mbi Alonson. Tekniku spanjoll i falet Vinicis jr, me brazilianin që u shpall lojtari i ndeshjes përballë Salzburg, pikërisht komenti i parë i Alonso-s ishte për paraqitjen e sulmuesit brazilian:

“Vini Jr bëri një ndeshje të shkëlqyer. Nuk jam i impresionuar vetëm nga goli dhe asisti, por dhe nga puna e tij në fazën mbrojtëse. U lidhëm mirë dhe kjo na lejoi të ishim më të bashkuar dhe të kishim më shumë liri në sulm. Largohemi nga ky takim me një shije të mirë, por duhet të vazhdojmë kështu pasi kemi ende shumë rrugë për të bërë. Kur do të rikthehet Mbappe? Ne kemi nevojë për të dhe duam që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në gjendjen më të mirë. Ai është një lojtari i nivelit të lartë, një nga më të mirë në botë, kemi nevojë për të, shpresoj ta kemi përsëri”, u shpreh Alonso.

I lumtur për kualifikimin për në fazën e 1/8 u shfaq edhe trajneri i Al Hilal, Simone Inzaghi. Tekniku italian kaloi testin e parë, por tani sfidojnë Man.City, një nga ekipet më të mëdha në botë në sytë e tekniku “azzurr”:

“Nuk ishte e lehtë, por skuadra ishte shumë e bashkuar. Luftoi gjatë këtyre 3 ndeshjeve për një objektiv të madh. Nuk vinim këtu vetëm për t’u argëtuar, por vinim për të luajtur në një Botëror dhe donim të arrinim në këtë fazë. Tani do të duhet të luajmë kundër Man.City, një nga skuadrat më të mëdha në botë. Këto janë ndeshjet ku mund të përmirësohesh dhe mund të piqesh si skuadër, kështu që jam shumë krenar”, u shpreh Inzaghi pas suksesit 2-0 kundër Pachuca-s.

()


AlbaniaWeb.net