Nga PSG te City dhe Inter, superkompjuteri llogarit favoritët për triumfin në Botërorin e Klubeve
Interi i Chivu-së është rivali i parë i PSG-së dhe Manchester City-t për Kupën e Botës për Klube. Të paktën kjo është ajo që thotë “Opta Supercomputer”, që duke analizuar të dhënat e performancës së secilës skuadër, llogarit probabilitetet relative të suksesit: kampionët në fuqi të Evropës kanë një shans prej 20.6% për të ngritur trofeun, ndërsa skuadra e Guardiolës ndalet në 20.4%.
Në vendin e tretë, megjithëse me një diferencë të madhe, janë zikaltrit, me një probabilitet prej 12.4%, përpara skuadrave si Bayern Munich (11.3%) dhe Real Madrid (9.7). Ndërkohë, kualifikimi për në çerekfinale i Lautaro-s dhe shokëve të tij të ekipit duket të jetë pothuajse një formalitet, duke pasur parasysh se shanset e tyre për të kaluar fazën e parë eliminatore janë 84.4 %, kundrejt 15.6% për Fluminense-n.

Po Juventusi? Humbja dërrmuese kundër Manchester Cityt e ka komplikuar rrugën e Zonjës së Vjetër, të cilët do të përballen me Real Madridin në raundin e 16-të. Një pengesë që është mjaft e vështirë për t’u kapërcyer, sipas Opta-s, duke pasur parasysh se shanset për të arritur në çerekfinale janë vetëm 37.7%. Fitimi i turneut, pra, duket pothuajse utopik: vetëm 2.5% probabilitet, më i ulëti ndonjëherë midis klubeve evropiane.
()