Fri, Jun 27, 2025

Sheiku Ronaldo, Al Nassr e “vesh me ar”, zbulohen shifrat marramendëse

  • PublishedJune 27, 2025

Sheiku Ronaldo, Al Nassr e “vesh me ar”, zbulohen shifrat marramendëse

Nuk ishte prezent në Botërorin e Klubeve, pikërisht ky fakt vendosi jo pak në dyshim të ardhmen e tij, por në fund, C.Ronaldo vendosi t’i qëndrojë besnik ekipit të Al Nassr. Legjenda portugeze firmosi një kontratë të re deri në 2027, nuk bëhet fjalë për një kontratë të thjesht, por një super kontratë që e mban në krye të listës, si sportisti më i paguar i të gjithë kohërave. Ronaldo lë pas në këtë klasifikim milionerësh sportistë si Stephan Carry me 140 milionë euro në vit, apo boksierin Tyson Fury. Sa për të bërë një krahasim me rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi përfiton 17, 6 milionë euro në vit, pak më shumë se sa Ronaldo fiton vetëm në muaj.

Pavarësisht se në moshën 40 vjeçare, Ronaldo firmosi një tjetër kontratë si “top-player” me shifra marramendëse. Në dy vite në Arabinë Saudite, Ronaldo do të përfitojë 400 milionë euro, por kjo është vetëm një pjesë, vetëm paga si futbollist pasi Al Nassr ka përfshirë bonuse pafund.

Sipas media, Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro në vit, ndërsa 60 milionë euro të tjera do të përfitojë nga të drejtat e imazhi. Vetëm në muaj, CR7 do të përfitojë 16,7 milionë euro, ose rreth 550 mijë euro në ditë.

Ronaldo do të përfitojë gjithashtu edhe 30 milionë euro vetëm si bonus mirënjohje në momentin që firmosi. Jo vetëm kaq, në kontratën e re përfshihen edhe 15% të aksioneve të klubit, 90.000 euro bonus për çdo gol, e shumë bonuse të tjera. Në këtë paketë sheikësh përfshihen edhe 5, 5 milionë euro shpenzime vetëm për avionin e tij privat dhe të gjithë personalin që është i angazhuar në familjen e tij.

()


AlbaniaWeb.net