Fri, Jun 27, 2025

VIDEO/ Donald Trump: Ja si e ndalova shpërthimin e luftës mes Serbisë dhe Kosovës : U thashë se s’do kishin më…

  • PublishedJune 27, 2025

VIDEO/ Donald Trump: Ja si e ndalova shpërthimin e luftës mes Serbisë dhe Kosovës : U thashë se s’do kishin më…

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikujtuar një prej momenteve që, sipas tij, dëshmojnë për ndikimin e tij në politikën ndërkombëtare gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë. Në një konferencë për shtyp, Trump deklaroi se kishte shmangur shpërthimin e një lufte mes Serbisë dhe Kosovës, falë një paralajmërimi të drejtpërdrejtë që i kishte dhënë të dyja palëve.

“Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia dhe Kosova, do të shkonin drejt një përplasje të madhe, drejt luftës. Unë thashë që, nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Ata më thanë: ‘Mbase nuk do të shkojmë drejt asaj.’ Kjo situatë ka ndodhur edhe me Indinë dhe Pakistanin.

Po negocioja me të dyja palët. Dhe i thashë Scott-it, i thashë Howard-it: Anuloni të gjitha marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Nuk do të tregtojnë me ne nëse janë në luftë. Ata telefonuan prapë: Çfarë të bëjmë?

U thashë: Shikoni, nëse doni tregti me SHBA-të, shumë mirë. Nëse doni të filloni të përdorni armë bërthamore kundër njëri-tjetrit, nuk do ta lejojmë këtë.

Dhe të dyja palët ranë dakord. Të dyja kanë udhëheqës të mirë. Ranë dakord të mos e bëjnë” tha Presidenti Donald Trump.

Minuta 55:13 kur Donald Trump flet per Kosoven dhe Serbine