Sat, Dec 27, 2025

Aksident pranë Tushemishtit, përplasen dy automjete! Tre të lënduar dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Aksident pranë Tushemishtit, përplasen dy automjete! Tre të lënduar dërgohen me urgjencë drejt spitalit
  • PublishedJune 28, 2025

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin që të çon drejt fshatit turistik Tushemisht, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk raportohet për rrezik për jetën, gjendja shëndetësore e tyre mbetet e stabilizuar.

pogradec 2

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po kryejnë hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

pogradec 1

Kujtojmë se rruga që lidh qytetin e Pogradecit me Tushemishtin është një nga segmentet më të frekuentuara në stinën e verës, për shkak të fluksit turistik në zonën liqenore.