Sat, Jun 28, 2025

Calhanoglu del në shitje, Inter synon Rovella-n, por Lotito refuzon ofertën e fundit, para kesh plus Asllanin

  • PublishedJune 28, 2025

Calhanoglu del në shitje, Inter synon Rovella-n, por Lotito refuzon ofertën e fundit, para kesh plus Asllanin

Tek Inter, gjendja fizike dhe e ardhmja e Calhanoglu mbetet një temë shumë e nxehtë, pasi për momentin gjithçka rrotullohet rreth regjisorit turk. Së fundmi, Calhanoglu është larguar nga SHBA, nga grumbullimi me Inter, për t’u rikthyer në Milano. Turku vuan nga një shqetësim muskulor që e pengon të jetë në dispozicion të trajnerit Chivu në Botërorin e Klubeve. Gjendja e tij fizike jo e mirë e ka shoqëruar thuajse gjatë gjithë vitit, për këtë arsye drejtuesit e klubit zikaltër nuk besojnë me te Calhanoglu duke e nxjerr në shitje.

Në pritje të një oferte të përshtatshme, Inter po studion treguan për të gjetur një tjetër zëvendësues. Pavarësisht se Chivu vijon t’i besojë Asllanit, është e qartë që stafi po kërkon një tjetër opsion. Mediat italiane kanë zbuluar së fundmi, se Inter i ka ofruar Lazio-s 35 milionë euro kesh, plus kartonin e Asllanit, për të siguruar shërbimet e Nicolo Rovella-s.

Kjo ofertë e Interit, sipas gazetarit të njohur, Alfredo Pedulla është refuzuar nga presidenti Lotito, me këtë të fundit që kërkon 50 milionë euro kesh për kartonin me mesfushorit “azzurr”.

()


AlbaniaWeb.net